TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shkurt 2025, 10:32

U arrestua në Luksenburg, anëtari i bandës së Niklës fiton betejën në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua në Luksenburg, anëtari i bandës së Niklës
Edison Pula

I shumëkërkuari i policisë Edison Pula, anëtari i bandës së Niklës, i cili u ndalua pak ditë më parë në Luksemburg ka fituar betejën ligjore në Gjykatën e Lartë ku është vendosur prishja vendimit që e ka dënuar atë me 14 vite burg.

Përmes avokatit Detar Hysi, i shumë kërkuari që tashmë është i arrestuar ka kundërshtuar vendimin e Apelit që e dënoi atë në mungesë për veprat penale të vrasje me paramendim, mbajtje pa leje e armeve, shkaterrim prone, vjedhje, dhe largim nga vendi i qendrimit.

Më datën 4 korrik 2024 Gjykata e Lartë është shprehur me vendim për ta rikthyer edhe një herë çështjen në Apel ndaj Edison Pulës, shkruan Ora News.

Ky i fundit njihet edhe si mjeshtër i arratisjeve.Edhe pse u arrestua dhe nën masa të rrepta sigurie 21-vjeçari në momentin që zbriti nga furgoni, mundi t’i shpëtojë policëve.

Ai kapërceu murin rrethues, duke u larguar në drejtim të paditur.

Arratisja ndodhi gjatë kohës së transferimit të tij nga stacioni i policisë së Fushë Krujës në të Krujës.

Në 2022, Edison Pula, është arratisur edhe nga burgu i Trevisos në Itali.

Ai u arratis nga burgu bashkë me 2 shokët e tij, por këta të fundit u arrestuan nga Policia.

Edison Pula u dyshua bashkë me 8 persona të tjerë, si pjese e nje grupi qe me 19 shtator të 2016 i vunë eksploziv automjetit të ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, i cili mbeti i plagosur rëndë.

edison pula

Lini një Përgjigje