TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shkurt 2025, 07:00

25-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë me plumb në kokë, zbardhen dy pistat ky po heton policia

Shkruar nga Pamfleti
25-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë me plumb në
Romario Brunga

Një i ri ka humbur jetën në Balldre të Lezhës, i cili është identifikuar si Romario Brunga, 25 vjeç, që u gjet i qëlluar në orët e pasdites së kësaj të enjteje brenda mjetit të tij. Policia e gjeti të riun me një plumb në kokë pak metra larg banesës.

Në vendngjarje hetuesit sekuestruan armën e krimit dhe një gëzhojë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri.

Policia po heton në dy pista pasi është e paqartë nëse kemi të bëjmë me një krim apo një vetëvrasje.

25 vjeçari nuk rezulton të ketë precedent të mëparshëm penalë dhe se kishte vetëm 3 muaj që ishte i martuar.

Dëshmitarët okularë i thanë policisë se makina e viktimës ka qenë e parkuar prej orës 14:00 të së Enjtes dhe nuk ka lëvizur, të dhëna këto që ndihmojnë hetuesit për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje.

romario brunga lezhë

Lini një Përgjigje