Anëtari i bandës së Niklës në Tiranë, ‘mjeshtri i arratisjeve’ që alarmoi Italinë ka rënë në pranga.
“Skifteri” i bandës së Niklës, Edison Pula është arrestuar në Luksemburg. 30-vjeçari shqiptar akuzohet për disa vepra të rënda penale.
Në 2022, Pula u arratis nga qelitë e burgut të Trevisos dhe mediat italianë thonin se dyshohet se është ndihmuar nga Ndrangheta.
Ai është pjesë e bandës së Niklës që u shkatërrua në vitin 2016 në kuadër të operacionit “Shënjestra” që u zhvillua në Fushë Krujë. Pula u arrestua bashkë me 7 persona të tjerë e të gjithë akuzoheshin se bënin pjesë në ‘bandës së tritolit’ dhe një nga pjesëmarrësit në atentatin ndaj me eksploziv ndaj ish-efektivit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur në Larushk në të njëjtin vit. Por, edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie, Pula, në momentin që zbriti nga furgoni, mundi tu shpëtojë policëve dhe të arratiset nga komisariati i Fushë Krujës. Ai ka kapërcyer murin rrethues, duke u lënë me duar bosh efektivët që sapo kishin finalizuar aksionin e shkatërrimit të bandës së Niklës.
Uniformat blu ngritën postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën, por pa sukses. Edison Pula udhëtoi edhe drejt Italisë ku vijoi jetën e tij për gjashtë vite me radhë, deri në arratisjen nga burgu.
Mbi Edison Pulën rëndojnë disa vepra penale si: ‘Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë’, ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’, ‘Vjedhje me dhunë’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake’.
Atentati ndaj Gentjan Bejtjas
Gentian Bejtja i vrarë në atentatin 15 Marsit 2024, u ka shpëtuar disa atentateve me eksploziv. Në vitin 2016, Bejtja mbeti i plagosur pas një atentati me eksploziv që iu vendos në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikël, ku automjeti tip “Touareg” me targa AA 020 BH, në pronësi të Bejtjas i ishte vendosur lënda plasëse në pjesën e përparme. Për ngjarjen në fjalë u akuzua Edison Pula e banda e Niklës. Në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë në lëvizje e Bejtja u plagos. Shtatë vitë më vonë, në vitin 2022, Bejtjas iu organizua një tjetër atentat.
Në janar të këtij viti Bejtja po udhëtonte me makinë, ku pasagjer ishte Klodjan Stafuka, 31 vjeç në momentin që iu zu pritë në afërsi të një karburanti në Larushk të Fushë Krijës. Drejt tyre u qëllua nga një makinë në lëvizje me kallashnikov, por plumbi kapi vetëm Bejtjen në njërin krah. Ndërsa Stafuka mori dëmtime në kokë e u plagos, pasi 41-vjeçari humbi kontrollit e mjetit e doli nga rruga pas plagosjes.
Emri i Gentianit është lakuar edhe gjatë hetimeve për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi ai u dyshua si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013. Si bashkëpunëtor u dyshua se kishte Enver Stafukën, i cili rezulton i zhdukur që nga viti 2015./ Pamfleti
Lini një Përgjigje