Arratisja e 49-vjeçarit Daut Laze nga Burgu i Shënkollit në Lezhë, ka çuar në arrestimin e tre punonjës të këtij institucioni.
Në përfundim të veprimeve të kryera dhe analizimit të situatës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar tre punonjës të IEVP Shënkoll. Në pranga janë vënë Pjetër Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Medha.
Kjo e fundit është shtruar në spital, pasi pas ndalimit ka shfaqur probleme shëndetësore.
Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazes kanë qenë në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e përcaktuara me ligj.
Ndërkohë, pavarësisht kontrolleve dhe shumës prej 10 mijë eurosh të vënë në dispozicion për këdo që jep informacion, policia nuk ka arritur ende të bjerë në gjurmët e 49-vjeçarit Daut Laze.
Në njoftimin zyrtar, uniformat blu theksojnë se 49-vjeçari paarqet rrezikshmëri shoqërore dhe për këtë arsye kërkohet ndihma e qytetarëve për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit për çdo të dhënë lidhur me vendndodhjen e tij.
Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.
Pas kontrollit nga stafi i policisë në institucion është vërejtur se Laze me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për t’u larguar nga rrethimi i institucionit.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit.
'Menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor, Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit, shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për gjetjen e tij.
Sqarojmë se shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.
49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit.Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi. Qytetarët mund të njoftojnë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit dhe në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.', njoftoi policia.
Lini një Përgjigje