TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shkurt 2025, 16:21

‘5D’, GJKKO vendos në 14 shkurt lidhur me dosjen e SPAK

Shkruar nga Pamfleti

‘5D’, GJKKO vendos në 14 shkurt lidhur me dosjen e SPAK

GJKKO do të vendosë në 14 shkurt se çfarë do të bëjë me dosjen e çështjes ‘5D’.

Në seancën e 14 shkurtit, GJKKO do të përcaktojë nëse çështja do të kalojë për gjykim, sikundër kërkon SPAK, do t’a kthejë për hetime të mëtejshme, apo do të mbyllë çështjen.

Në dosjen ‘5D’ SPAK ka marrë të pandehur Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato, që kanë kërkuar të gjykohen me procedurë të shkurtuar.

Gjykimin e shkurtuar e kanë kërkuar edhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muahmetllari.

 

Lini një Përgjigje