TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shkurt 2025, 15:33

“Çerdhe prostitucioni” në Tiranë, kapen 16 braziliane dhe kolumbiane; në kërkim tutori, përfitoi 200 mijë euro në 1 vit

Shkruar nga Pamfleti

“Çerdhe prostitucioni” në Tiranë, kapen 16

Një 36-vjeçar, i cili dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja për prostitucion, nëpërmjet faqeve online, është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.

Kjo e fundit bëri të ditur se 36-vjeçari kishte përfituar rreth 200 000 euro nga kjo veprimtari, gjatë 1 viti.

Në kuadrin e operacionit të koduar “Escort 1”, policia ka proceduar penalisht 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore.

Policia ka sekuestruar 7000 euro dhe 6 celularë.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë në bashkëpunim dhe me DVKM Tiranë, në zbatim të planit të masave me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast, në kuadër të operacionit “Escort 1”. Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi:

M. N., 36 vjeç, banues në Tranë.

Ky shtetas bashkëpunonte me shtetas me huaj për dërgimin në Shqipëri dhe më pas i rekrutonte shtetaset e huaja, nga Kolumbia dhe nga Brazili, me qëlim shfrytëzimin për prostitucion, duke përdorur faqe online. Këtë aktivitet e ushtronte në ambiente me qira ditore, të cilat i siguronte nëpërmjet agjencive të ndryshme. 

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje