TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shkurt 2025, 13:46

Dhunoi dhe kërcënoi bashkëjetuesen, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë!

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi dhe kërcënoi bashkëjetuesen, arrestohet 46-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 46-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Mësohet se 46-vjeçari e kishte kanosur me thikë bashkëshorten, që të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Ndërkohë që gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit, në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin ai dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen

Ndërhyrja e shpejtë dhe veprimet profesionale të shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale në një familje, në fshatin Fitore.

Kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e kanosi atë, me mjet prerë (thikë), që të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në një familje në fshatin Fitore, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. S., 46 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë), që ajo të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit, në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin ai dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen”, njofton policia.

Lini një Përgjigje