TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shkurt 2025, 10:11

I akuzuar për mashtrim në Gjermani, arrestohet 42-vjeçari izraelit në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar për mashtrim në Gjermani, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar me kombësi izraelite dhe shtetësi kanadeze është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia Kriminale e Gjermanisë.

Sipas policisë, 42-vjeçari i identifikuar si Roy Garin, ishte në kërkim nga autoritetet gjermane, për mashtrim në mënyrë të përsëritur.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Gjermani.

"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania), operacioni policor i koduar “Operacionalja 25”.

Operacioni, rezultat i bashkëpunimit me Zyrën Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA) dhe i koordinimit nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST. Ndalohet në Tiranë, një shtetas i akuzuar në Gjermani, për mashtrim në mënyrë të përsëritur.

Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania) dhe Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA), nëpërmjet rrjetit ENFAST, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 25”.

Gjatë operacionit, u lokalizua në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, Tiranë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. G., 42 vjeç, me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze.

Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Gjermani", njofton policia.

Lini një Përgjigje