
Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 4 të qytetit të Korçës. Viktima u gjet i pajetë në rrugë, pranë banesës së tij, nga kalimtarë të rastit që njoftuan policinë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 62-vjeçari nuk ka shenja në trup dhe mendohet se vdekja i është shkaktuar nga shkaqe natyrale.
Gjithsesi pas ekspertizës mjeko-ligjore do të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen dhe do të zbardhet shkaku i vdekjes.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme lidhur me rastin.
Lini një Përgjigje