TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shkurt 2025, 13:21

U gjendën të pajetë në banesë, flet kryeplaku: Dy vëllezërit mund të vdekur disa ditë më parë

Shkruar nga Pamfleti

U gjendën të pajetë në banesë, flet kryeplaku: Dy

Kryeplaku i fshatit Çorrush në Mallakëstër, Ismet Zenelaj ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë, ku 2 vëllezër u gjetën të pajetë në banesën e tyre.

“Më lajmëroi kryeplaku i lagjes Barjam Allkaj, se një prej gjitonëve të të moshuarve e ka njoftuar se prej një jave nuk i kanë parë të dy vëllezërit, ndaj erdha menjëherë për të parë nga afër situatën.

Dera ishte e mbyllur dhe mora një shkallë ku munda të shoh nga dritarja. Njëri prej tyre kishte rënë në mes të korridorit, ndërsa tjetri paksa i zhveshur, por nuk arrita t’i dalloj mirë.

Era e trupave ndihet edhe jashtë banesës ka thënë Zeneli, gjë që tregon se mund të kenë ndërruar jetë prej disa ditësh. Të dy vëllezërit jetonin të vetëm me pensionet e pleqërisë”, tha ai për “Ora News”.

Ndërkohë, policia ka nisur një hetim në lidhje me këtë rast.

Lini një Përgjigje