TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shkurt 2025, 11:53

I akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë, SPAK kërkon 35 vite burg për Jemin Sherën

Shkruar nga Pamfleti
I akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë, SPAK kërkon
Behar Sofia

SPAK ka kërkuar 35 vite burg për Jemin Sherën, i cili organizoi vrasjen e Behar Sofisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te organizuar ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias. Ky i fundit është në mungesë, pasi nuk është bërë arrestimi i tij.

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se Shera ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe ka krijuar grupin kriminale për të realizuar vrasjen.

Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të piramidës në Tiranë.

Me herët, në një proces të ndarë është dënuar ekzekutori Ernejt Shyti, si edhe të pandehurit e tjerë që kanë pasur role të ndryshme në krim.

Ernejt Shyti, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, u dënua me 7 vite burg me vendim të datës 24 Janar. Ndërsa 4 të pandehurit e tjerë, Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skender Vathi dhe Leonard Xhixha janë dënuar me nga 30 vite.

Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë.

Autori Ernejt Shyti pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66-vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze dhe maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas, autori ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

Lini një Përgjigje