TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shkurt 2025, 11:29

E rëndë në Mallakastër, gjenden të pajetë në banesë dy vëllezër 

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Mallakastër, gjenden të pajetë në

Dy vëllezër janë gjetur të vdekur në banesë në fshati Çorrush Mallakastër. Mësohet se të dy viktimat janë mbi 75 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tyre. Raportohet se policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se vdekja e të moshuarve Sabri dhe Novrus Velaj, në fshatin Çorrush të Mallakastrës, ka ndodhur për shkaqe natyrale.

"Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.

Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes", njofton policia.

Lini një Përgjigje