TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shkurt 2025, 21:05

Plagosje me thikë në mes të Korçës

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje me thikë në mes të Korçës

Një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës mbrëmjen e së martës. Nga raportimet mësohet se i plagosuri është transportuar në spitalin Rajonal ku ndodhet në repartin e Reanimacionit.

Mësohet se i plagosuri është identifikuar si Ergys Shtylla.

Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen, ndërsa mësohet se ende nuk e ka identifikuar autorin. 

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15,  shtetasi E. Sh. 40 vjeç,  ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende  i pa indetifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  e autorit.

Lini një Përgjigje