TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2026, 10:16

Trafik kokaine në Itali, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja italiane; çfarë u sekuestrua

Shkruar nga Pamfleti
Trafik kokaine në Itali, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe
Foto nga operacioni

Tre persona janë arrestuar nga karabinierët e Njësisë së Operacioneve në Frosinone, Itali, nën dyshimin për përfshirje në trafik droge. Të ndaluarit janë një 48-vjeçar shqiptar, djali i tij 20-vjeçar dhe partnerja italiane 22-vjeçare e këtij të fundit.

Ata u kapën në flagrancë për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen, gjatë një operacioni të zhvilluar përgjatë Via Monti Lepini. Fillimisht, efektivët ndaluan një automjet tip “Smart”, që drejtohej nga i riu, i njohur më herët për precedentë penalë të lidhur me drogën. Në automjet ndodhej edhe partnerja e tij.

Sjellja e dyshimtë dhe nervozizmi i tyre çoi në një kontroll të detajuar, gjatë të cilit autoritetet gjetën 2,435 euro në kartëmonedha të vogla në posedim të vajzës, si dhe zbuluan një ndarje të fshehtë në zonën e airbag-ut të pasagjerit.

Brenda makinës u sekuestruan 37 pako të vulosura me rreth 54 gramë kokainë. Gjithashtu, u konfiskuan automjeti dhe një bllok shënimesh që dyshohet se përmbante të dhëna mbi aktivitetin e paligjshëm.

Operacioni vijoi me kontrollin e banesës së 20-vjeçarit, ku ndodhej edhe babai i tij, i dënuar më parë. Gjatë kontrollit u zbuluan sasi të tjera droge, përfshirë rreth 54 gramë kokainë të paketuar me vakum, 210 gramë kokainë shtesë, një bllok hashashi prej 100 gramësh, si dhe 1.45 gramë hashash i papaketuar. Në banesë u gjetën edhe një makinë elektrike për numërimin e parave dhe materiale për paketimin e narkotikëve.

Pas procedurave, dy burrat u dërguan në burgun e Frosinones, ndërsa 22-vjeçarja u vendos në arrest shtëpiak me urdhër të gjykatës.

Trafik kokaine në Itali, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe

kokaine itali shqiptare

Lini një Përgjigje