Mata u gjet pasi informacionet e inteligjencës treguan se ai ishte zhvendosur nga rajoni Baixada Santista në Bregun Verior.
Mediat braziliane kanë dhënë detaje nga arrestimi i Ervin Matës.
Pak më herët u bë me dije se trafikanti i kokainës është arrestuar në Brazil, pas një aksioni të gjerë. Sipas mediave vendase, ai është kapur me ndihmën e policisë ushtarake.
Mediat e Brazilit shprehen se ai ka lëvizur nga vendi ku qëndronte në Baixada Santista dhe kjo ka bërë që inteligjenca të bjerë në gjurmët e tij. Po ashtu janë publikuar dhe pamje nga momenti i ndalimit. Ai u kap në Ilhabela, të Sao Paulo.
Sipas policisë, Mata tentoi të paraqitej si shtetas paraguaian, por u identifikua nga forcat e rendit, të cilat dispononin të dhëna dhe imazhe të tij. Pas verifikimit të identitetit, ai u dorëzua pa rezistencë.
“Policia Federale Braziliane arrestoi të shtunën në mbrëmje një biznesmen shqiptar, i cili kërkohej nga autoritetet në vendin e tij për një dënim me akuza për trafik ndërkombëtar droge. Operacioni u mbështet nga Policia Ushtarake e São Paulo-s.
Paraburgimi i Ervin Matës ishte urdhëruar në të kaluarën nga gjyqtari Alexandre de Moraes i Gjykatës së Lartë Federale (STF) si pjesë e një kërkese për ekstradim.
Sipas Policisë Federale, ai është shënjestra e një hetimi ndërkombëtar të kryer nga forcat policore të Belgjikës, Francës, Holandës, Gjermanisë, Kolumbisë dhe Brazilit.
Grupi kriminal besohet se ka qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme në Shqipëri, Amerikë dhe vende të tjera evropiane”, shkruan media braziliane “Veja”.
Në një deklaratë për CNN Brazil, Policia Ushtarake (PM) deklaroi se Mata u gjet pasi informacionet e inteligjencës treguan se ai ishte zhvendosur nga rajoni Baixada Santista në Bregun Verior.
Më tej thuhet se i dyshuari u gjet në një biznes dhe u dërgua në Stacionin Federal të Policisë në São Sebastião. Gjatë operacionit, juu sekuestruan dy telefona celularë dhe dokumente.
Lini një Përgjigje