Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të tunelit të Llogarasë, në segmentin Orikum–Himarë.
Mjeti tip Audi, i drejtuar nga E.C, 22-vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka goditur barrierat anësore të rrugës, me njërën prej tyre që përshkoi në mes makinën.
Për shkak të përplasjes, strukturat mbrojtëse kanë depërtuar në trupin e mjetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Drejtuesi i mjetit u transportua me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por sipas informacionit zyrtar, është jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e aksidentit.
Lini një Përgjigje