TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2026, 14:59

I moshuari u gjet i pajetë në malin e Moravës, reagon policia: Çfarë u zbulua nga ekspertiza

Shkruar nga Pamfleti

I moshuari u gjet i pajetë në malin e Moravës, reagon policia:

Policia e Korçës ka bërë publike detaje të reja lidhur me vdekjen e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet mbrëmjen e djeshme në malin e Moravës.

I moshuari rezultonte i zhdukur prej rreth gjashtë muajsh, ndërsa sipas të dhënave paraprake nga ekspertiza mjeko-ligjore, nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme në trupin e tij, si plagë nga sende të forta apo armë zjarri.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.02.2026, për largimin nga banesa të shtetasit A. D., 72 vjeç, banues në Korçë, bëjmë me dije se është gjetur trupi i pajetë i tij (i dekompozuar), në vendin e quajtur “Çezma e Manushaqeve”, në malin Moravë, Korçë. Nga tërësia e veprimeve hetimore (këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e kufomës dhe deklarimet e mjekut ligjor pas autopsisë), rezulton se nuk ka pasur dëmtime të jashtme dhe se 72-vjeçari dyshohet ta ketë humbur jetën për shkaqe natyrale”, njoftoi policia vendore.

Sipas informacioneve, viktima është identifikuar dhe dyshohet se jetonte në kushte endacake. Trupi është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për të përcaktuar kohën e saktë dhe shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.

Lini një Përgjigje