Janë publikuar fotot e Florin dhe Renato Mhillajt, dy prej personave të dyshuar si autorë të vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në Lezhë.
Në kërkim është shpallur edhe i dyshuari i tretë, Adriano Mhillaj, ndërsa të tre dyshohet se janë të përfshirë në atentatin me motive hakmarrjeje.
Sipas burimeve hetimore dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, e gjithë ngjarja ka zgjatur pak më shumë se një minutë. Autorët, të cilët nuk mbanin maska, kanë vepruar me gjakftohtësi, duke ndjekur dhe qëlluar me breshëri automatiku drejt automjetit ku udhëtonin viktimat, duke i lënë të vdekur në vend.
Nga pamjet e siguruara, vihet re se gjatë momentit të atentatit një automjet tjetër i është afruar zonës, por është larguar menjëherë pasi janë dëgjuar të shtënat.
Të dyshuarit janë identifikuar si Adriano Mhillaj, 22 vjeç, Florin Mhillaj, 36 vjeç dhe Renato Mhillaj, 23 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, ata janë të afërm të Genc Mhillajt, për vrasjen e të cilit dyshohej Kreshnik Mujeci, çka forcon pistën e hakmarrjes si motiv kryesor të krimit.
Faqja e Zeze e shqiptarve si rracat, qe lane luftrat shekullore ne kete vend