TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2026, 10:42

Vrasja e çiftit në Lezhë/ Policia bie në gjurmët e autorëve, identifikohen dy makinat e përdorura në atentat

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e çiftit në Lezhë/ Policia bie në gjurmët e

Policia e Lezhës ka identifikuar dy automjete që dyshohet se janë përdorur nga autorët në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Sipas burimeve, njëri mjet është me ngjyrë të zezë, ndërsa tjetri gri, ndërkohë që hetuesit po verifikojnë targat për të çuar në identifikimin e autorëve.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se në këto automjete ndodheshin katër persona, të cilët kanë ndjekur për disa kilometra mjetin tip “Audi Q7” të drejtuar nga 39-vjeçari. Sipas verifikimeve, njëri prej mjeteve i ka prerë rrugën viktimës, ndërsa më pas dy prej autorëve kanë hapur zjarr me breshëri. Në vendngjarje janë sekuestruar të paktën 40 gëzhoja.

Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar në drejtim të zonës së Torovicës, e cila ofron disa rrugë daljeje drejt Velipojës, Shkodrës dhe Shëngjinit.

Hetimet janë fokusuar në disa pista, ku kryesorja mbetet ajo e hakmarrjes për një ngjarje të ndodhur rreth 10 vite më parë. Në atë rast, Kreshnik Mujeci dyshohej si i përfshirë në ekzekutimin e Genc Mhillajt në Malin e Jushit, në Shkodër, ngjarje për të cilën nuk është dënuar.

Në vijim të hetimeve, policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa në zonat e Torovicës, Malecajt dhe Balldresë.

 

Lini një Përgjigje