
Një fole prostitucioni u zbulua nga policia në Durrës, duke çuar në arrestimin e organizatores kolumbiane dhe dy vajzave të tjera, gjithashtu nga Kolumbia.
Sipas hetimit, 26-vjeçarja nag Kolumbia, kishte marrë me qira një apartament në lagjen nr. 1 dhe e kishte përshtatur për ushtrim prostitucioni.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 26-vjeçarja jo vetëm organizonte aktivitetin, por ushtronte edhe vetë prostitucion në këtë ambient.
Në këtë ambient ushtronin aktivitetin edhe një 33-vjeçarje dhe një 26-vjeçere tjetër, të cilat u arrestuan në flagrancë.
Policia bëri me dije se u proceduan në gjendje të lirë edhe tre persona të tjerë për veprën penale “Prostitucioni”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre pasaporta të shtetaseve të arrestuara, një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, një leje drejtimi dhe tre telefona celularë.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 18”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 1-mujore.
Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases kolumbiane M. L., 26 vjeçe.
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për ushtrim prostitucioni shtetaset A. G., 33 vjeçe dhe B. A., 26 vjeçe, të dyja shtetase kolumbiane.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 pasaporta të shtetaseve të arrestuara, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 1 leje drejtimi dhe 3 celularë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasja M. L., prej një muaji, kishte marrë një apartament me qira në lagjen nr. 1, Durrës, të cilin e kishte përshtatur me qëllim ushtrimin e prostitucionit nga dy shtetase të tjera kolumbiane.
Gjithashtu, kjo shtetase ka ushtruar edhe vetë aktivitetin e prostitucionit në këtë ambient”.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës", njofton policia.
Lini një Përgjigje