TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2026, 20:23

Trafikoi tonelata kokainë, arrestohet në Brazil Ervin Mata!

Shkruar nga Pamfleti
Trafikoi tonelata kokainë, arrestohet në Brazil Ervin Mata!
Ervin Mata

Autoritetet braziliane kanë arrestuar Ervin Matën, i shpallur në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori 2023. Ai kërkohet nga SPAK si i dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Evropë. Sipas hetimeve, grupi i tij ka trafikuar rreth 931 kilogramë drogë dhe ka investuar fitimet në ndërtim në Shqipëri. Paratë dyshohet se janë transferuar përmes sistemit informal “Hawala” për të shmangur autoritetet.

I shumëkërkuari Ervin Mata për një sërë ngjarjesh kriminale është arrestuar nga autoritetet e Brazilit ditën e shtunë në Ilha Bela, raportojnë mediat braziliane.

Operacioni u mbështet nga Policia Ushtarake e Sao Paulo-s. Paraburgimi i Ervin Matës ishte urdhëruar nga gjyqtari Alexandre de Moraes i Gjykatës së Lartë Federale (STF) si pjesë e një kërkese për ekstradim.

Sipas Policisë Federale, ai është shënjestra e një hetimi ndërkombëtar të kryer nga forcat policore të Belgjikës, Francës, Holandës, Gjermanisë, Kolumbisë dhe Brazilit.

Lidhur me arrestimin e Ervin Matës ka reaguar edhe Policia e Shtetit, ku theksohet se 39-vjeçari fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Mata është në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori i vitit 2023. Gjykata e Lartë Federale kishte lëshuar një urdhër arresti për Ervin Matën, i cili kërkohet nga SPAK si përgjegjës për trafikimin sasive të konsiderueshme të kokainës nga Amerika Latine në Europa.

Me herët drejtësia shqiptare ka paraqitur një kërkesë në gjykatat braziliane për ekstradimin e biznesmenit. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ervin Mata, së bashku me grupin e tij është përgjegjës për trafikimin e lëndëve narkotikë nga Amerika Latinë në Europë.

Po ashtu, sipas SPAK këtij grupi i janë kapur për një periudhë kohorë prej 2 vitesh një sasi prej 931 lëndë narkotikë. Paratë e fituara nga ka aktiviteti i drogës, grupi në fjalë besohet se i ka investuar në Shqipëri në ndërtim. Për të mos rënë në sy të autoriteteve levizjen e parave e bënin nëpërmjet sistemit Hawala.

Bëhet fjalë për 4 raste sekuestrimi droge:

-Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;

-Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

-Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

-Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani

Ervin Mata, "koka" e tonelatave kokainë!

Më 20 nëntor 2024 Prokuroria e Posaçme finalizoi një operacion, pas hetimeve 7- mujore që po zhvillonte për një grup të strukturuar kriminal, në qendër të të cilit ishte Ervin Mata.

Mata, i cili në atë kohë u tha se ndodhej jashtë vendit, akuzohet për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale. Po ashtu masë sigurie është vendosur edhe për Ismail Zenelin që veç akuzave që ka Mata, ka gjithashtu edhe veprën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Bujar Ajeti, nga Kukësi ka të njëjtat akuza si Zeneli. Ndërkohë që Dedan Gjoni, shef i krimeve në Komisariatin nr.6, dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje në bashkëpunim me grupin kriminal.

Djali i Erzen Breçanit, dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Ish-zyrtari i lartë i policië, Erzen Breçani akuzohet për veprën penale të pastrimit të parave dhe përkrahje e autorit të krimit. Megjithatë më 16 korrik 2024, Breçani u lirua nga Gjykata e Posaçme, që i lehtësoi masën e sigurisë.

SPAK ka dyshime të arsyeshme se ky grup i strukturuar kriminal, në përbërje të të cilit janë policë e ish-policë, trafikonte kokainë nga Ekuadori, Kolumbia dhe Brazili, drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Konkretisht bëhet fjalë për 4 dërgesa me kokainë të kapura në vitin 2021 në Holandë, Brazil, Gjermani dhe Spanjë. Këto kanë qenë objekt i hetimit, fillimisht të Europol e më pas edhe të SPAK, ndaj anëtarëve të grupit të Ervin Matës.

Është një sasi totale prej 931 kg kokainë që është kapur në katër shtete, dhe që padyshim SPAK ka provuar se organizatorë të dërgimit të kokainës nga vendet e Amerikës Jugut në Europë, ishin pikërisht shqiptarët, që drejtoheshin nga Ervin Mata.

Grupi po hetohej nga agjencitë europiane të zbatimit të ligjit, në Holandë, Belgjikë, Francë dhe Gjermani. Edhe në këtë rast bëhej fjalë për një rrjet të mirëorganizuar shqiptarësh, që trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut, kryesisht nga Ekuadori dhe nga Brazili. Në kohën që bëhej verifikimi i PIN-eve që ata përdornin në aplikacionin SKY, hyn në lojë edhe SPAK.

Emrat e personazheve të përfshirë në grupin kriminal që drejtonte Ervin Mata, nisën të dalin në skenë gjatë hetimeve për një sasi kokaine të kaluar në Holandë më 5 janar të vitit 2021. Bëhej fjalë për 446 kilogramë lëndë narkotike. Në dosjen e SPAK rezulton se lënda narkotike ishte porositur nga Eralb Breçani. Për këtë ngarkesa kishte paguar Ismail Zeneli, i cili sipas komunikimeve të aplikacionin SKY rezulton se thirrej “Daja”.

Më datë 5 janar 2021 nga autoritetet ligjzbatuese holandeze është kontrolluar kontejneri në zonën e quajtur “Maasvlakte” në portin detar të Roterdamit. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sekuestruar 446 pako me lëndë narkotike, të llojit kokainë të fshehura në trupin e kontejnerit. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy shtetas holandezë: Roelof den Otter dhe Dirk Evert Bujtenhuis. Kontejneri ka qenë i llojit frigoriferik, i kyçur me vula kyçëse. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur ne brendësi të tij edhe një vule kyçëse të pa mbërthyer. Transporti detar i tij, identifikuar si kompania “Maersk”, anije qe ka kryer transportin detar quhej “Brani” dhe kontejneri ishte ngarkuar në portin detar të Guajakil në Ekuador.

“Metamorfoza” riktheu në vëmendje Ervin Matën

SPAK lëshoi më 20 nëntor 2023 një urdhër-arresti për Ervin Matën në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, që synoi një rrjet të organizuar të trafikut të drogës.

Sipas të dhënave të hetimit, komunikimet e siguruara nga aplikacioni i koduar Sky ECC e përfshijnë Matën në transportimin e një sasie prej 250 kilogramësh kokainë nga Brazili drejt aeroportit të Frankfurtit.

Në një nga bisedat e përgjuara, ai informon bashkëpunëtorët për sekuestrimin e 240 kilogramëve dhe paralajmëron se rasti do të bëhej publik në media një ditë më pas.

Këto komunikime shërbyen më pas si bazë për zhvillime të tjera hetimore, që çuan në arrestimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe zyrtarit të policisë Oltion Bistri.

Ervin Mata armiku i përbetuar i Ervis Martinajt dhe masakra e ish-Bllokut

Ervin Mata ka qenë edhe më herët i njohur për drejtësinë shqiptare për përplasjen e famshme në një lokal në zonën e ish-bllokut me bosin e ”lojërave të Fatit”, ku ky i fundit në atë kohë mbeti i plagosur.

Kjo përplasje me armë shkaktoi një të vrarë e dy të plagosur. I plagosur mbeti edhe vetë Ervis Martinaj që më pas edhe u arrestua. Pas disa javësh në qeli, të gjithë u lanë të lirë. Duke përfshirë edhe Ervin Matën e Mevjol Bilon, i cili ishte personi që shkrepi armën. 

Prej asaj datë është folur për një armiqësi mes Martinajt e Matës. Në dëshminë e dhënë për atë ngjarje, Ervis Martinaj tregonte që asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë problem me Ervin Matën, madje tregonte se ishte rritur me babain e Ervinit./Pamfleti 

ervin mata arrestohet

Lini një Përgjigje