TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2026, 22:11

Arrestimi i Ervin Matës, mediat e Brazilit i referohen “Pamfletit” për bëmat e ‘bosit’ të kokainës

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Ervin Matës, mediat e Brazilit i referohen
Ervin Mata & Erzen Breçani

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil ka qenë padyshim një ndër lajmet më të rëndësishme sot nga kronika e zezë. Bëhet fjalë për një personazh, i cili është përmendur në shumë ngjarje, që nga masakra në ish-Bllok, te tenderët, kokaina, por edhe showbizi.

Arrestimi i tij ka bërë bujë të madhe edhe në Brazil, pasi janë me dhjetarë media që kanë shkruar për të. Mirëpo disa prej tyre, kanë pasur si referencë Pamfletin për bëmat e Ervin Matës. Një ndër to është rrjeti “Tribuna do Povo”, i cili shihet që përdor pamjet e Pamfletit kur raportonte një vit më parë që Mata ishte në kërkim në Brazil.

I ndaluari është Ervin Mates, një biznesmen shqiptar i cili fitoi famë pasi autoritetet shqiptare kërkuan arrestimin dhe ekstradimin e tij në Brazil. Në shtator 2025, mediat kombëtare raportuan se Mates kërkohej me dyshimin për trafik ndërkombëtar droge, pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shoqatë kriminale.

Emri i Ervin Mates ishte në mekanizmat ndërkombëtarë të bashkëpunimit policor dhe qeveria shqiptare po kërkonte vendndodhjen e tij në territorin brazilian. Kishte një urdhër gjykate kundër tij që përcaktonte arrest paraprak për qëllime ekstradimi”, thuhet në shkrim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tribuna do Povo (@tribunadopovoilhabela)

mata brazil

Lini një Përgjigje