
Një hetim po zhvillohet për lidhje me drogën, mucinionet dhe armatimet në batalionin e 4-të inxhinierik të Amay, pranë Huy.
Dyshohet për trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene. Mediat kanë “pushtuar” me tituj bombastik këtë aferë të kontrabandës në armatën belge me mafian e huaj, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le canton27.ch.
Ministri i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder dhe bosi i ushtrisë, admirali Michel Hofman, njoftuan të enjten se një numër i caktuar ushtarësh nga ky batalion inxhinierik, ishin pezulluar në mënyrë parandaluese nga funksionet e tyre për shkak të “fakteve serioze”, të natyrës “strukturore”.
Një togë e këtij batalioni (një nën-njësi prej rreth tridhjetë vetë) u shpërbë, një vendim “serioz” dhe “ndoshta unik” në historinë e fundit të Mbrojtjes. Por sipas gazetës Het Laatste Nieuës dhe kanalit televiziv privat flamand VTM, disa anëtarë të batalionit janë gjithashtu nën hetim për trafik armësh dhe krime të lidhura me drogën.
“Kjo do të përfshinte trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene”, shkruan gazeta zvicerane ‘Le canton27.ch’, duke ju referuar mediave belge.
Gjithashtu, do të hetohej përdorimi i drogave të lehta dhe të forta brenda batalionit si dhe trafiku i drogës me bandat shqiptare dhe çeçene. Het Laatste Nieuws flet për një hetim të veçantë brenda zyrës së prokurorit federal.
Lini një Përgjigje