Është shtyrë seanca në GJKKO për Laert Haxhiun. Mësohet se shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mungesa e prokurores së Posaçme Doloreza Musabelli.
Ndërkohë seanca e radhës do të mbahet më 29 mars në orën 15:00
Kujtojmë që Laert Haxhiu u arrestua muaj më parë në Janinë dhe ndodhet në qeli, ndërsa po gjykohet për vrasjen e Jurgen Hoxhës e Zamir Latifit në vitin 2017
Ai është dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ngjarje për të cilën më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm bashkëpunëtoret e tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Ndërkohë, Artan Tafani, “çelësi” i cili zbardhi vrasjet më të bujshme me pagesë në vend, për llogari të grupit të Laert Haxhiut, tregoi për vrasjen e Alban Semakut, Çajup Selimit, Albi Bashaliut, Fridmand Xhaferrajt, Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit.
Sipas tij, Laert Haxhiu ka paguar për disa nga vrasjet Bledar Berberin, Mariglen Topuzin dhe Firdeus Berberin.
Artan Tafani gjithashtu bëri me dije se Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shenjestër të Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes. Edhe Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokati i Lushnjës, Adriatik Doga, ishin në “rrethi ne kuq” të Haxhiut.
Lini një Përgjigje