TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2024, 10:29

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim u arrestua nga policia në kuadër të megaoperacionit ‘Sundimi i ligjit’.

Ndue Kolndreu, sipas hetimeve dyshohet se në vitin 2020 ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së N.M. Si pasojë është vrarë qeni që ishte në banesën e shtëpisë së N.M.

Gjykata e Apelit i caktoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ Kolndreut, për veprat penale të armë mbajtjes pa leje, kanosjes, prishjes së qetësisë publike si dhe vrasjes me dashje të kafshës shtëpiake.

33-vjeçari u lokalizua dhe u vu në pranga falë edhe informacioneve nga inteligjenca policore.  

 

Lini një Përgjigje