TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2024, 09:55

Lejoi kultivimin e drogës, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS, Leonard Hide

Shkruar nga Pamfleti
Lejoi kultivimin e drogës, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS,
Leonard Hide

Leonard Hide, kryebashkiaku socialist i Libohovës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ai dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative “Cepo” dhe “Picar” krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie.

Ata kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”. Në të njëjtën dosje me Hide janë edhe disa të pandehur të tjerë.

SPAK kërkoi dy javë kohë të vendosë nëse do ta mbaje ose jo çështjen ndaj tij për faktin se dyshimet për vepër penale janë para se të behej kryetar bashkie.

Ishte gjykata e Gjirokastrës  që shpalli mos kompetencën dhe solli dosjen në GJKKO për Hiden.

Vetë Hide u shpreh se kur ka kandiduar për postin e kryetarit të bashkisë, nuk ka qenë në dije të hetimit që po zhvillohej ndaj tij. Madje ai ka thënë se nëse do të jetë e nevojshme, do të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, në mënyrë që të përballet me drejtësinë.

“Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit. Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t'u përballur me drejtësinë", tha Hide.

Hide mori mandatin si kryebashkiak i Libohovës, nga zgjedhjet lokale të majit të vitit 2023, ku fitoi me 1401 vota përkundrejt kundërshtarit të tij.

leonard hida spak

Lini një Përgjigje