
Mbrëmjen e sotme u regjistrua një aksident tragjik në Tepelenë, ku u përfshinë 3 makina dhe për pasojë humbën jetën 4 persona e u plagosën dy prej tyre.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se sa e fortë ka qenë përplasja, ku mjeti tip “Toyota Yaris” është bërë copë pasi është përplasur përpara nga mjeti tip “Benz” dhe nga prapa nga mjeti tip “BMW”
Siç shihet në video, makinat janë totalisht të shkatërruara, ndërsa dyshohet se shkak për aksidentin është bërë manovrimi i gabuar nga ana e shoferit të Benzit.
Lini një Përgjigje