TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2024, 21:37

Aksidenti tragjik në Tepelenë, zbardhen emrat e viktimave dhe të plagosurve

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Tepelenë, zbardhen emrat e viktimave dhe të

Një aksident tragjik me katër viktima dhe dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ndërsa janë zbardhur emrat e viktimave dhe të plagosurve.

Personat që kanë humbur jetën janë: Riza Astrit Rapaj 42 vjeç (shoferi i Benzit); Lavdosh Bega 62 vjeç dhe Lefteri Bega 57 vjeç (burrë e grua) dhe e afërmja e tyre Afërdita Begaj rreth 85 vjeç. Të tre ndodheshin në makinën tip Toyota që u përplas nga Benzi.

Të plagosur rëndë janë: Jani Meta rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta 63 vjeç.

Mësohet se ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”.

Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

Sipas raportimeve disa persona mbetën të bllokuar në automjete dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të nxirreshin.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.  

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit", njofton policia.

emra viktima te plagosur aksident tepelene

Lini një Përgjigje