TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2024, 21:06

Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, identifikohet njëri nga viktimat

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, identifikohet njëri

Është identifikuar një nga katër viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, ndërsa të plagosur mbetën dy të tjerë.

Riza Rrapa nga fshati Izvor Memaliaj është një prej viktimave të aksidentit tragjik në Tepelenë. Ai po udhëtonte me mjetin Mercedez Benz kur u përplasën tre makinat.

Sipas raportimeve, ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”.

Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

"Tepelenë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë.

 

benz identifikim viktime tepelene

Lini një Përgjigje