TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2024, 14:21

Darka që krushqit nuk e hëngrën kurrë; zbardhen detajet nga aksidenti me 4 viktima në Tepelenë

Shkruar nga Pamfleti
Darka që krushqit nuk e hëngrën kurrë; zbardhen detajet nga
Viktimat e aksidentit

Detaje të reja janë zbardhur për aksidentin tragjik në rrugën Tepelenë-Memaliaj, ku humbën jetën katër persona dhe mbetën të plagosur disa të tjerë.

Në aksdientin fatal u përfshinë tre automjete, një makjnë tip “Toyota Yaris”, “BMW” dhe “Benz”.

Mësohet se dy të plagosurit Lavdie dhe Jani Meta, të cilët janë të shtruar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, kishin lidhje krushqie me dy viktimat Lavdosh dhe Lefteri Begaj.

Lavdosh dhe Lefteri Begaj

Darka që krushqit nuk e hëngrën kurrë; zbardhen detajet nga

Djali i çiftit Meta ishte martuar me një prej vajzave te çiftit Begaj. Ndërkohë mësohet se 90 vjeçarja Afërdita Meta, e cila vdiq, ishte e ëma e te plagosurit rëndë Jani Meta.

Të dy familjet ishin duke shkuar për të darkuar në restorant “SAJMOLA” afër fshatit Peshtan.

Krushqit do të darkonin për të festuar sepse ishin bërë gjyshër nga fëmijët e tyre, pasi mësohet se kishte lindur nusja e shtëpisë, praktikisht e bija e Lavdosh dhe Lefteri Begajt.

Tre viktimat burrë e grua Lavdosh dhe Leftri Begaj, 90 vjeçarja Afërdita Metaj dhe dy të plagosurit rëndë Jani dhe Lavdie Metaj ndodheshin të gjithë në makinën “Toyota Yiaris”.

Ndërkohë viktima e katërt është shoferi i “Benzit” që shkaktoi edhe aksidentin tragjik, Riza Rrapaj. Edhe ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Riza Rapaj

Darka që krushqit nuk e hëngrën kurrë; zbardhen detajet nga

Aksidenti ndodhi në “bypassin” e Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qyteti, që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Në një moment për shkak të lagështirës në rrugë, por edhe shpejtësisë së lartë, Riza Rrapaj ka humbur drejtimin mbi automjetin dhe ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës, duke u përplasur me automjetin “Toyota yaris” që drejtohej nga Lavdosh Begaj dhe një “BMV” që ishte pas, ku udhëtonte drejtori i ARRSH Gjirokastër Andi Shkurta me bashkëshorten dhe shoferin e tij.

Përplasja e automjeteve ishte aq e fortë sa që pjesa e përparme e “Benzit” u shkatërrua totalisht, ndërsa automjeti “Toyota yaris” u shtyp i gjithi duke mbetur mes dy automjeteve.

aksidenti me 4 viktima në tepelenë

Lini një Përgjigje