TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2024, 11:58

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit cakton sot ekspertët: Kush qëlloi ditën e zgjedhjeve?

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit cakton sot ekspertët: Kush

Dy javë pasi Gjykata e Apelit rihapi pjesërisht procesin gjyqësor dhe ekspertimin kriminalistik të ngjarjes ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, do të mbahet sot seanca e radhës ndaj ish-efektivit Arbër Paplekaj, i cili është i dënuar me 20 vite burg.

Gjatë ditës së sotme pritet që të betohen ekspertët, me qëllim që të nisin nga puna për zbardhjen e detajeve.

Arbër Paplekaj në Apel kërkon që prokuroria të shpjegojë çfarë ka ndodhur ditën e ngjarjes, kush ka qëlluar ditën e ngjarjes, kur do të kryhet eksperimenti i vendngjarjes dhe kërkesën e rikualifikimit të veprës penale.

Apeli kërkon përcaktimin, ashtu sikurse i dyshuari, të pozicionit të qitësve në vendngjarje dhe distancën mes tyre dhe viktimës Pjerin Xhuvani.

Paplekaj kërkon ndryshim mase nga “vrasje me dashje” në vrasje në kushte të rënda psikike.

Gjykata e Apelit mbasi dëgjoi për gati gjashtë orët palët dhe insistimin e të akuzuarit që kërkoi rindërtim të ngjarjes për të kuptuar mekanizmin se çfarë ndodhi atë ditë, në seancën e 4 marsit të këtij viti vendosi të kryhet ekspertim tekniko-balistik për të zbuluar se kush qëlloi tjetër ditën e zgjedhjeve.

Gjykata gjithashtu urdhëroi prokurorinë të marrë informacion nga Shkalla e Parë mbi vijimin e procedimit të pezulluar për personat që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje si dhe të disponojë me informacion për dy shtetasit Donald Zëre dhe Miles Kurti, të akuzuar se kryen dëshmi të rreme mbi ngjarjen.

Nga ngjarja e vitit 2021 në qytetin e Elbasanit, Paplekaj ka këmbëngulur se qëlloi me armë zjarri në kushtet e vetëmbrojtjes, ndërkohë që u ngritën akuza edhe ndaj tetë oficerëve të policisë lokale midis tyre edhe dy funksionarë policie në Elbasan.

Ish-oficeri i forcave speciale, tashmë i dënuar me 20 vite burg, Arbër Paplekaj u shpall fajtor për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, por ai insiston se është i pafajshëm për këtë vepër duke kërkuar rikualifikim të veprës vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike.

pjerin xhuvani arber paplekaj

Lini një Përgjigje