TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2024, 15:37

Aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, eksperti tregon shkeljet që sollën tragjedinë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, eksperti tregon shkeljet që

Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe ka folur lidhur me aksidentin tragjik në Tepelenë ku humbën jetën 4 personave dhe u plagosën rëndë 3 të tjerë. Ai tha se kjo tragjedi mund të ishte shmangur nëse drejtuesit e mjeteve do të respektonin rregullat e qarkullimit rrugor.

Duke parë skenën e aksidentit, eksperti i sigurisë rrugore evidenton 2 shkeljet që sollën këtë aksident, parakalimi i gabuar i kryer nga mjeti Benz dhe mos-ruajtja e distancës së sigurisë nga mjeti BMË-së.

“Parakalimi i shpejt bëhet për 7 sekonda dhe parakalimi normal bëhet për 14 sekonda. Që të bësh një parakalim të sigurt duhet që distanca e shikueshmërisë duhet të jetë 5x 80 pra duhet të ishte 400 metër. Aty është kthesë dhe ai ka hyrë në një distancë shikueshmërie shumë të vogël”, shprehet eksperti Artur Sulçe.

Pasojat e aksidentit u përkeqësuan edhe me tepër prej mosrespektimit të distancës së sigurisë nga mjeti BMË.

“Duhet të jetë katrori i të dhjetave. Pra nëse shpejtësia është 80 km/h. Atëherë distanca e sigurisë që duhet të kishte BMË me Toyot-ën duhet të ishin 64 metër, Fakti që ato janë përplasur  tregon që nuk është ruajtur ajo distancë”, tha Sulçe për “TCH”.

4 jetët e humbura nga aksidenti në Tepelenë e çuan në 27 numrin e viktimave nga aksidentet gjatë këtij viti. Pavarësisht se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i viktimave është shumë më i ulët sërish është problematike dhe shkaqet më kryesore për aksidentet me viktima është shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.

Lini një Përgjigje