TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Tetor 2025, 20:27

Thellohet bilanci nga zjarri që përfshiu banesën në Maliq/ Pas nënës dhe të birit, humb jetën edhe 6-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

Thellohet bilanci nga zjarri që përfshiu banesën në Maliq/

Pasditen e sotme ka ndërruar jetë 6-vjeçarja Nefeli Hazisllafi, e cila prej disa ditësh ndodhej e shtruar në Pediatrinë e Tiranës, pasi pësoi plagë të rënda nga flakët që përfshinë banesën në Maliq.

Para saj flakët i morën jetën edhe nënës së saj dhe vëllait të sal.

Më 19 tetor, zjarri përfshiu banesën e familjes Hazisllari ku për pasojë ndërruan jetë Rrahime Hazisllari 40 vjeç dhe djali i saj Luka Hazisllari 13 vjeç.

Vajza 6-vjeçare e familjes u shtrua me urgjencë në Pediatrinë e QSUNT-së në Tiranë, por ndërroi jetë pas 6 ditësh, duke mos arritur t'i mbijetojë plagëve të rënda. 

Luka dhe Nefeli janë të diagnostikuar me çrregullime të spektrik autik.

Si ndodhi ngjarje e rëndë?

Ishte ora 13:30 kur teksa fëmijët luanin në një sfungjer në kuzhinën e tyre shumë të varfër, Rrahime Hazisllari 40-vjeçe pikasi tymin e zjarrit. Minutat ishin të tmerrshme dhe shumë tragjike.

Rrahimja kishte mundur t’i nxirrte të vegjlit e saj, Lukën 13-vjeç dhe vajzën 6-vjeçare, ndërsa vetë mbeti e vdekur në derën e kuzhinës.

13-vjeçari Luka Hazisllari u gjet në gjendje kome jashtë banesës dhe sapo mbërriti në spital humbi jetën kurse 6-vjeçarja ka të djegura të shumta në trup, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, u dërgua  në QSUT në Tiranë.

E mitura ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe u intubua në reanimacion, por nuk mundi tja dalë, duke qenë viktima e tretë në familje.

Lini një Përgjigje