TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Tetor 2025, 14:41

Kush qëndron pas vrasjes së dyfishtë në Greqi? Grupi i hetimit hap pistë të re

Shkruar nga Pamfleti

Kush qëndron pas vrasjes së dyfishtë në Greqi? Grupi i

Hetimi për vrasjen e dyfishtë në Finikounda ka hyrë në fazën më intensive, ndërsa të dhëna të reja po ndryshojnë rrjedhën e hetimeve.

Prokurorja e çështjes ka tashmë në dispozicion analizat e komunikimeve nga shtatë telefona celularë, që lidhen në kohë me natën e ngjarjes, si edhe me ditët para dhe pas vrasjes.

Zbardhja e bisedave telefonike pritet të hedhin dritë mbi dëshmitë kontraditore të dy 22-vjeçarëve që ndodhen në paraburgim.

Autoritetet po përqendrojnë tani vëmendjen te mundësia e ekzistencës së një personi që i ka nxitur, i cili mund të ketë udhëhequr ngjarjen.

Avokatja Katerina Fragaki, e cila ka qenë për vite me radhë përfaqësuese ligjore e biznesmenit 68-vjeçar dhe tashmë përfaqëson mbesën e tij, theksoi se prioriteti i familjes është zbulimi i plotë i të gjithë personave të përfshirë.

“Klientja ime nuk beson se autorët janë vetëm dy 22-vjeçarët. Motivi, sipas vlerësimit tonë, është thjesht financiar, për shkak të pasurisë së madhe të viktimës”, deklaroi ajo.

Znj. Fragaki la të kuptohet për përfshirjen e mundshme të personave nga rrethi familjar, duke theksuar se ka indikacione se nxitësi mund të jetë nga vetë familja.

Ndërkohë, disa pyetje kyçe mbeten ende pa përgjigje: Kush shtypi këmbëzën dhe ku ndodhet arma e krimit, e cila nuk është gjetur ende?.

“Shpresoj që arma të gjendet, sepse mund të çojë në prova thelbësore. Jam e bindur se në fund asgjë nuk do të mbetet pa zbuluar”, tha avokatja.

Hetimet po vijojnë gjithashtu për skuterin që autorët përdorën për t’u arratisur, i cili po ashtu nuk është gjetur. Autoritetet zotërojnë një video që tregon njërin nga të dyshuarit në stacionin e autobusëve të Kifissos, disa orë pas ngjarjes.

Sipas burimeve të fundit, policia tashmë ka një pasqyrë më të qartë të motiveve dhe personave të përfshirë, por hetimi mbetet i hapur.

Pjesë pas pjese, mozaiku i kësaj ngjarjeje tragjike po plotësohet, ndërsa hetuesit përpiqen të zbulojnë kush qëndron realisht pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Mesininë.

Lini një Përgjigje