
Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në kryeqytet, pasi plagosi me thikë 48-vjeçarin Mikel Xibro.
51-vjeçari Ronald Lacej u arrestua pas një dite në arrati, teksa mëspohet se ka pasur precedent penal për vrasje.
Uniformat blu kanë sekuestruar mjetin prerës që dyshohet se Lecaj ka përdorur për plagosjen.
"Plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.
I arrestuari, me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale.
Sekuestrohet thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dje, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi R. L., 51 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje