TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Tetor 2025, 10:15

I dënuar me 29 vite burg si anëtar i një grupi kriminal, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 29 vite burg si anëtar i një grupi kriminal,

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi ishte i dënuar në Itali me 29 vite burg për trafik të lëndëve narkotike dhe organizatë kriminale.

Në pranga është vënë shtetasi Armando Pjetri, i shpallur në kërkim, por strehohej në Kuçovë nga një bashkëpunëtor i tij 53 vjeç. Policia arrestoi edhe 53-vjeçarin pasi akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali. Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

“Operacioni, nga DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së.

I dënuar në Napoli, me 29 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet 49-vjeçari.

Arrestohet në flagrancë 53-vjeçari që strehonte në Kuçovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në këtë banesë u gjet një sasi Cannabisi.

Si rezultat i një pune operacionale të mirorganizuar, të kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me DFPO-në, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, u finalizua operacioni “Rrjeta”.

Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga:

-shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Armando Pjetri, 49 vjeç;

-shtetasi A. H., 53 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjykata e Apelit në Napoli e ka dënuar 49-vjeçarin, që strehohej nga 53-vjeçari, me 29 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Në banesën ku strehohej shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht, në lagjen “1 Maji”, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali. Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje