Publikohen detaje të reja nga atentati i ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur 2 persona.
Dyshohet se autori i ngjarjes ka ndjekur lëvizjet e dy të plagosurve Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushit 22 vjeç.
Policia dyshon se kemi të bëjmë me atentat të mirëfilltë. Autori i dyshuar kishte veshur një kapele, ndërsa sipas dëshmive në vendngjarje pasi ka qëlluar ndaj tyre, ka ecur fillimisht në këmbë dhe më pas hipur në një automjet.
Një nga të plagosurit ka marrë plumb në këmbë dhe ndërsa tjetri në gjoks.
Ngjarja ka qenë e planifikuar, ndërsa mësohet se 45-vjeçari Kastriot Elezaj është person me precedent penal i dënuar për trafik droge dhe prostitucion në Itali. Polcia po heton konfliktet që mund të kenë pasur Elezaj më herët. Dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje