TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2024, 15:33

Detaje nga plagosja në "Don Bosko"/ Dy të rinjtë u qëlluan duke pirë kafe në lokal, gjendet e djegur makina e autorëve

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga plagosja në  "Don Bosko"/ Dy të

Raportohet se një person është afruar dhe ka qëlluar ndaj tyre. Ky i fundit nuk është identifikuar ende, si dhe nuk dihet motivi i ngjarjes.

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Mësohet se autori ka qenë duke ecur në këmbë kur ka qëlluar me armë zjarri drejt dy personave Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushit 22 vjeç. 

Mësohet se dy të plagosurit, po pinin kafe në një lokal momentin e ngjarjes. Policia e Tiranës njofton se Kastriot Elezaj është plagosur me një plumb në këmbë ndërsa Ronaldo Metushi u qëllua me plumb në gjoks. Dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve te Spitali i Traumës.

Raportohet se dy persona kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip "Golf 5", ndërsa njëri prej tyre ka dalë nga makian dhe ka qëlluar ndaj ndaj tyre. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes.

Mësohet se një automjet është gjendur i djegur në zonën e Institutit, i cili dyshohet se ka lidhjet me ngjarjen.

Gjithashtu, mësohet se autori i ngjarjes mbante kapele dhe u largua me automjet pas të shtënave, duke humbur gjurmët. Ngjarja ndodhi në Don Bosko, në afërsi të OSHEE.

“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lini një Përgjigje