
Zbardhen identitetet e personave të plagosur në "Don Bosko". Ata janë Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç.
Dyshimet janë se ata kanë rënë pre e një atentati. Një person i ka qëlluar të dy me armë zjarri dhe më pas dyshohet se është larguar me motor.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka izoluar zonën, teksa dy të rinjtë janë në spital. Priten deklarimet e tyre për të dhënë më shumë detaje.
Lini një Përgjigje