TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2024, 15:00

Atentat me armë zjarri në "Don Bosko", dy persona të plagosur!

Shkruar nga Pamfleti
Atentat me armë zjarri në "Don Bosko", dy persona të

Njëri nga personat ka marrë plumb në gjoks dhe tjetri në këmbë...

Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Mësohet se ata janë qëlluar me armë zjarri nga një tjetër person.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja është regjistruar në afërsi të xhamisë në Don Bosko, teksa autori ka qenë me kapele. Pasi ka plagosur dy personat, ai është arratisur me makinë. Të plagosurit janë idetifikuar si Kastriot Elezi, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç. Ata kanë qenë në një lokal kur janë përballur me të shtënat.

Atentat me armë zjarri në "Don Bosko", dy persona të
Foto nga vendi i ngjarjes

"Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar", njofton policia.

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me atentat. Njëri nga personat ka marrë plumb në gjoks dhe tjetri në këmbë. Pritet të merret dëshmia e tyre për të dhënë detaje mbi autorët. Mësohet se janë shoqëruar në komisarit disa persona që ishin dëshmitar, mes tyre dhe kamarieri i lokalit.

Lini një Përgjigje