Të shtëna me armë zjarri në Lushnje. Nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar të paktën 3 herë në drejtim të një automjeti që ishte në lëvizje. Autorët e dyshuar kanë qëlluar nga një makinë, të cilës dyshohet se i është vënë zjarri në fshatin Lifaj.
Ngjarja ka ndodhur pranë kthesës së spitalit, ndërsa nuk dihet nëse ka të plagosur apo jo.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka mbledhur 3 gëzhoja.
Nga të dhënat e para mësohet se dyshohet se kanë qenë 3 persona të përfshirë në ngjarje, ndërsa kamerat e sigurisë pritet të hedhin më shumë dritë mbi atë se çfarë ka ndodhur.
Ende nuk dihet se kush ishte objektiv i atentatorëve.
Lini një Përgjigje