TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Nëntor 2025, 09:56

Ish-komandoja që u radikalizua pas kthimit nga Iraku e Afganistani; Erzen Uka mbahej nën survejim nga Antiterrori

Shkruar nga Pamfleti

Ish-komandoja që u radikalizua pas kthimit nga Iraku e Afganistani; Erzen

Erzen (Hamza) Uka ishte një nga dy personat që ndodhej i ngujuar dhe i armatosur në një banesë në Orosh, ndërsa u dorëzua pas disa orë negociatash, teksa ishte i rrethuar nga forcat e policisë dhe ato RENEA.

Uka shërbyer si komando në Irak dhe Afganistan.

Në Prill të vitit 2019, u arrestua nga Antiterrori pas dyshimeve për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtes me qëllim kryerjen e veprave terroriste. Uka konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë, dhe survejohej prej vitit 2007.

Në shtator të vitit 2020, ai u dënua me 3 vite burg nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ish-komandoja që u radikalizua pas kthimit nga Iraku e Afganistani; Erzen

Pas arrestimit, Uka kërcënoi gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beci, duke i paralajmëruar se do të japin llogari sapo ai të dalë nga burgu.

 Ai u arrestua pasi publikonte video në Facebook me përmbajtje ekstremiste si dhe stërviste fëmijët me qëllim për t'i dërguar si luftëtar të ISIS.

 

Lini një Përgjigje