TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Nëntor 2025, 21:07

Ngujimi në banesën e braktisur në Fushë-Arrëz, si Julian Çumraku u kthye nga besimtar katolik në ekstremist mysliman

Shkruar nga Pamfleti

Ngujimi në banesën e braktisur në Fushë-Arrëz, si

Julian Çumraku dhe Arben Uka janë vetëdorëzuar pas 6 orësh negociata me focat e Policisë dhe RENEA-s. Dy personat e armatosur që qëndronin prej 1 muaji të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit.

Dalja e dy personave të armatosur nga banesa e braktisur në fshatin Orosh, i ka hapur rrugën zbulimit të detajeve të mëtejshme, ndërsa autoritetet ende po vijojnë kontrollin e zonës dhe të ndërtesës ku ata qëndruan të izoluar për orë të tëra.

Raportohet se një nga të dorëzuarit, 34-vjeçari Juljan Cumraku ka një histori personale që përfshin konvertimin e tij fetar. Fillimisht ai ka qenë besimtar katolik dhe më pas është konvertuar në fenë myslimane.

Ai frekuentonte një xhami në fshatin Kryezi, objekt fetar që prej një kohe të gjatë funksionon pa imam të përhershëm.

Ndërkohë, operacioni antiterror në terren vijon. Forcat RENEA kanë nisur kontrollin e plotë të ambientit me qen të specializuar, me qëllim zbulimin e çdo arme ose materiali të rrezikshëm që mund të jetë fshehur nga dy të dyshuarit gjatë qëndrimit të tyre në banesë.

Lini një Përgjigje