TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Nëntor 2025, 20:49

U dorëzuan pas 6 orësh, publikohet fotoja e dy të dyshuarve për terrorizëm; RENEA kontroll për eksploziv dhe municione

Shkruar nga Pamfleti

U dorëzuan pas 6 orësh, publikohet fotoja e dy të dyshuarve

Pasi dy të ngujuarit janë vetëdorëzuar, RENEA ka hyrë në banesën e braktisur dhe po kryen kontrolle për eksploziv dhe municione.

Julian Çumrraku dhe Arben Uka janë vetëdorëzuar pas disa 6 orësh negociatash me forcat Renea në Orosh të Fushë-Arrëzit. 

Ndërkohë janë publikuar fotot e dy të dyshuarve për terrorizëm.

Operacioni antiterror, i cili ka vijuar për orë të tëra me pjesëmarrjen e forcave të specializuara, mbetet ende aktiv. Policia po siguron perimetrin dhe po verifikon çdo rrezik të mundshëm në zonë, përpara se të shpallet përfundimi i plotë i operacionit.

Arben Uka dhe Julian Çumraku mendohet se kanë qenë më parë në Siri dhe i përkasin organizatave terroriste.

Arben Uka i njohur edhe si Hamza Uka sipas informacionëve ka qene edhe Komando ne Ushtrinë shqiptare.

 

Lini një Përgjigje