
Cumraku teksa bën rezistencë, kërcënon se do të qëllojë.
Është identifikuar njëri prej personave të armatosur që dyshohet se ndodhen brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për 24-vjeçarin Julian Cumraku, i cili vijon të kërcënojë forcat e policisë se do të hapë zjarr ndaj tyre.
24-vjeçari dyshohet të jetë i lidhur me sulmet terroriste, ku dëgjohet se ka bërë thirrje fetare.
Personi tjetër i identifikuar është Arben Uka, i cili ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori.
Shtëpia është në pronësi të Mehill Jakut, ndërsa njëri prej tyre raportohet të jetë nipi i tij. Të dy personat mendohet se qëndrojnë të fshehur në këtë banesë që prej 1 muaji.
Për shkak të situatës së krijuar, Policia e Pukës ka kërkuar asistencën e forcave speciale RENEA, të cilat ndodhen në terren për të mbështetur operacionin.
I gjithë fshati Orosh është rrethuar nga policia ndërsa në zonë ka mbërritur gjithashtu dhe një autoambulancë.
Zona e thellë dhe mungesa e valëve telefonike po vështirësojnë marrjen e informacionit në kohë reale, ndërsa kontrolli i policisë po vijon me kujdes maksimal.

Nuk ka ende të dhëna të tjera mbi gjendjen brenda banesës.
Lini një Përgjigje