
Një operacion për kapjen e dy personave të armatosur po zhvillohet në fshatin Orosh të Pukës. Banesa ndodhet në afërsi të shkollës së Oroshit.
Në operacion janë angazhuar edhe forcat RENEA, për shkak se dyshohet se personat e ngujuar në një prej banesave të zonës kanë rrezikshmëri të lartë.
Nga raportimet mësohet se në banesë janë fshehur dy persona të armatosur, të cilët mendohet se qëndrojnë aty prej më shumë se 1 muaji.
Banesa në fjalë është e pabanuar prej kohësh, ndërsa burimet kanë bërë me dije se është në pronësi të Mehill Jakut.
Të njëjtat burime raportojnë se një 1 nga personat është nipi i Jakut.
Deri më tani nuk janë bërë me dije identitetet e personave, ndërsa policia ka bërë disa herë thirrje për vetëdorëzim, por nuk kanë pasur asnjë reagim nga objektivat.
Lini një Përgjigje