TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Nëntor 2025, 17:23

Aksioni i RENEA-s në Fushë-Arrëz, identifikohet edhe personi i dytë i ngujuar në banesë

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i RENEA-s në Fushë-Arrëz, identifikohet edhe personi i

RENEA dhe Policia kanë identifikuar personin tjetër të armatosur që dyshohet se ndodhen brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit.

Në aksionin e zhvilluar sot në Pukë, dyshohej fillimisht për një person të armatosur të fshehur në një banesë, konkretisht për 24-vjeçarin Julian Cumraku. Ai ka kërcënuar me jetë forcat e policisë se do të qëllojë në rast se nuk tërhiqen mbrapsht, duke mos pranuar të dorëzohet.

Më pas, është bërë e ditur se personi tjetër i identifikuar është Arben Uka, i cili ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori.

Shtëpia është në pronësi të Mehill Jakut, ndërsa njëri prej tyre raportohet të jetë nipi i tij. Të dy personat mendohet se qëndrojnë të fshehur në këtë banesë që prej 1 muaji.

Dy personat dyshohen të jetë të lidhur me sulmet terroriste pasi janë dëgjuar duke bërë thirrje fetare "Allahu Ekber".

Policia ka bërë thirrje prej orëve të para të mëngjesit që personat të vetëdorëzohen, por nuk kanë marrë asnjë reagim pozitiv nga objekti. 

Lini një Përgjigje