TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Nëntor 2025, 21:45

Detaje nga operacioni në Orosh, Hamza Uka u dorëzua i plagosur; e shkuara e errët ish-komandos që u kthye në ekstremist

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga operacioni në Orosh, Hamza Uka u dorëzua i plagosur; e

Raportohet se Arben Uka ka një plagë në këmbë, por ende nuk dihen rrethanat e plagosjes.

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Orosh, ku u vetëdorëzuan Julian Çumaraku dhe Arben Uka, dy personat e armatosur të ngujuar në një banesë të braktisur. 

Bëhet me dije se Arben Uka, i njohur si Hamza Uka, njëri prej të armatosurve që iu dorëzuan policisë mbrëmjen e sotme dyshohet se është i plagosur.

Por, ende nuk ka një reagim nga policia apo detaj se si është plagosur 34-vjeçari. Policia dhe forcat RENEA nuk kanë shtënë drejt banesës ku po fshiheshin prej muajsh Hamaza Uka dhe Julian Cumraku.

Policia e ka nisur aksionin që në orët e para të mëngjesit në fshatin Orosh, ku uniformat blu rrethuan banesën pas informacioneve se një person i kërkuar po fshihej. Më pas u raportua se personat e ngujuar prej 1 muaji ishin dy. Banesa në fjalë është e pabanuar prej kohësh, ndërsa burimet kanë bërë me dije se është në pronësi të Mëhill Jakut.

Pas disa orësh negociata me familjarët e dy të armatosurve që kishin lidhje me organizata terroriste, ata u dorëzuan para policisë.

Të dy kanë qenë prej kohësh nën monitorimin e strukturave të Antiterrorit. Erzen Uka, ish-pjesëtar i forcave paqeruajtëse shqiptare në Afganistan, ka qenë më herët i dënuar me tre vite burg për akuzën e nxitjes së urrejtjes fetare. Në vitin 2015, ai u arrestua si i dyshuar për përgatitjen e fëmijëve dhe të rinjve për t’u bashkuar me organizatën ISIS, një çështje që solli përplasje të ashpra në gjykatë mes tij dhe gjyqtarit Bibë Ndreca.

Lini një Përgjigje