Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti me armë zjarri në Malësinë e Madhe.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, ku dy persona janë plagosur gjatë një përplasjeje me armë zjarri.
Mësohet se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Lul Rakaj. Ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Bëhet me dije se gjendja e tyre është e qëndrueshme.
“Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar”, njofton policia.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke kryer hetime për të zbardhur rrethanat dhe motivet e konfliktit.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorit.
Lini një Përgjigje