
Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë në Tiranë, ku u godit një grup kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkollat dhe lokalet e natës në kryeqytet.
Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 350 doza drogë sintetike LCD, e cila është shumë e rrallë. Kjo lloj droge është në formë kartoni, siç duket edhe nga foto dhe kur konsumohet vendoset poshtë gjuhës.
Një dozë LSD, e cila hynë listën e drogave më të rrezikshme sintetike, kushton vetëm 30 euro, por pasojat dhe efektet anësore në organizëm i ka të rënda.
Burimet bëjnë me dije se droga LCD vinte nga Serbia në Shqipëri me postë dhe më pas grupi kriminal e shpërndante pothuajse në të gjithë Tiranën.
Droga kishte një paketim special, me ambalazh nga librat me kartona "Dr. Seuss", të shkrimtarit të njohur amerikan për librat për fëmijë, Theodor Seuss Geisel. Pakot ishin të lidhura, katrore dhe ndaheshin në doza.
Droga LCD ka pasoja serioze shëndetësore te të rinjtë deri në humbje jete.
Policia e Tiranës arrestoi shtetasit: Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.
Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;
– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Lini një Përgjigje